0_Web_AktualeEvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Këshilli i BE-së vendos masa parandaluese kundër koronavirusit

Këshilli i BE-së prej sot vendos masa parandaluese që të pengohet përhapja e koronavirusit të ri në institucionet evropiane. Masat hyjnë menjëherë në fuqi. Këshilli ka dërguar kumtesë në të cilën thuhet se me këto masa reduktohet numri i takimeve në ndërtesën e Këshillit në Bruksel njëjtë si edhe të gjitha takimet përgatitore të grupeve të punës. Kryesia e Këshillit, do të vendosë për çdo rast veç e veç, cilat takime mund të mbahen dhe cilat do të anulohen.

Bruksel, 9 mars 2020 (MIA) – Këshilli i BE-së prej sot vendos masa parandaluese që të pengohet përhapja e koronavirusit të ri në institucionet evropiane. Masat hyjnë menjëherë në fuqi.

Këshilli ka dërguar kumtesë në të cilën thuhet se me këto masa reduktohet numri i takimeve në ndërtesën e Këshillit në Bruksel njëjtë si edhe të gjitha takimet përgatitore të grupeve të punës. Kryesia e Këshillit, do të vendosë për çdo rast veç e veç, cilat takime mund të mbahen dhe cilat do të anulohen.

Masa e dytë është ulja e numrit të pjesëmarrësve në takimet që duhet të mbahen. Më pas, të gjitha grupet e vizitorëve do të suspendohen. Personeli i Sekretariatit të përgjithshëm të Këshillit ftohet që t’i kufizojnë, sado që të jetë e mundur, takimet interne dhe të vazhdojnë në mënyrë më rigoroze t’i ndjekin masat për higjienë  të rekomanduara nga autoritetet shëndetësore.

Përveç kësaj, lista e zonave me restriksione për udhëtimet rregullisht azhurnohet duke i pasur parasysh vendimet e fundit të autoriteteve italiane.

Trupat përgjegjëse në Këshillin e BE-së konsiderojnë se tani virusi është i pranishëm në pjesën më të madhe të vendeve anëtare të BE-së, duke e përfshirë Belgjikën dhe se kjo situatë do të vazhdojë Sekretari i përgjithshëm i BE-së thotë në kumtesë se do t’i ndjekë protokollet nëse konfirmohen raste të reja të infektimit me koronavirus mes personelit dhe në ndërtesat e këtij institucioni.

Njëri prej funksionarëve të Këshillit të BE-së është i infektuar me koronavirus, përmes “transmisionit lokal” të virusit, që do të thotë se nuk ka udhëtuar në zona të rrezikshme por se është infektuar në Belgjikë. Ky person ka marrë pjesë në një takim në të cilin ishte i pranishëm një person tjetër që veç më ishte i infektuar me Kovid-19.

Ambasadorja kroate pranë BE-së Irena Andrashka vendosur që të izolohet gjatë 14 ditëve pasi ka marrë pjesë në takim në të cilin ishte i pranishëm funksionari pozitiv në Kovid-19.

Njëra prej shkollave evropiane në Bruksel ka vendosur të mbyllet të paktën për dy ditë pasi një prind ishte infektuar nga koronavirusi.

Rasti i parë në institucionet e BE-së ishte në Agjencinë për mbrojtje. Virusi tek ai është gjetur pas kthimit të tij nga misioni i punës në Itali. tm/fb/

Back to top button
Close
Close