0_Maqedoni.PortalPolitikë

Këshilli i ambasadorëve e përshëndeti marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë

Shoqata për politikë dhe çështje ndërkombëtare - Këshilli i ambasadorëve me kujdes të madh i ka ndjekur aktivitetet rreth nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp.

Shkup, 7 shtator 2020 (MIA) – Shoqata për politikë dhe çështje ndërkombëtare – Këshilli i ambasadorëve me kujdes të madh i ka ndjekur aktivitetet rreth nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp.

“Akti i nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve, të cilët janë fqinj tanë, dukshëm do të kontribuojë për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht në drejtim të përforcimit të paqes dhe sigurisë në tërë rajonin”, thekson Këshilli i ambasadorëve në kumtesë.

Këshilli i ambasadorëve pret në të ardhmen dialogu të vazhdojë në intensitet të njëjtë edhe për temat politike nëse më shumë se dy vende si dhe bashkësia ndërkombëtare janë të bindur se dialogu mund të ketë sukses vetëm me respektimin e kufijve dhe se ideja për këmbim të territoreve është kundërproduktive dhe mund të ketë efekte negative për tërë Ballkanin Perëndimor.

“Këshilli i ambasadorëve lartë e vlerëson rolin e liderit të SHBA-së në zgjidhjen e këtij problemi shumëvjeçar, por mendon se Bashkimi Evropian përmes trupave dhe mekanizmave të saj në sferën e punëve të jashtme do të duhet të jetë më aktiv veçanërisht në bashkëpunimin me SHBA-në, si kontribut i rëndësishëm për zgjidhje të suksesshme dhe përfundimtare të çështjes së hapur mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, qëndron në kumtesën e Këshillit të ambasadorëve. fb/

Back to top button
Close
Close