BallkanBallkan.Portal

Kroacia përgatiti plan për ndarje të mjeteve për NATO

Ministri kroat i Mbrojtjes, Damir Kërstiçeviq sot deklaroi se Zagrebi ka përgatitur plan për ndarje të mjeteve për NATO, siç ishte kërkuar paraprakisht nga Kroacia.

Zagreb, 2 dhjetor 2019 (MIA) – Ministri kroat i Mbrojtjes, Damir Kërstiçeviq sot deklaroi se Zagrebi ka përgatitur plan për ndarje të mjeteve për NATO, siç ishte kërkuar paraprakisht nga Kroacia.

Nga fundi i tetorit në Bruksel, Kroacia dhe vende të tjera anëtare të Aleancës morën pothuajse ultimatum nga SHBA-ja dhe NATO-ja që për gjashtë javë të përpilojnë plan konkret për ndarje të dy për qind nga bruto prodhimi vendor për mbrojtje.

Në Samitin e NATO-s që nesër dhe më 4 dhjetor mbahet në Londër do të marrin pjesë kryeministri Andrej Plenkoviq dhe Kërstiçeviq, me ç’rast do të ndërmerret obligimi publik se Kroacia për pesë vite përkatësisht deri në vitin 2024 do të arrijë të ndajë dy për qind të BPV-së për mbrojtje.

Kroacia tani ndan rreth 1,68 për qind të BPV-së për mbrojtje, me ç’rast janë kyçur edhe pensionet ushtarake të veteranëve.

Gazeta kroate “Veçernji list” kumtoi se Kroacia shpenzon më pak në pajisje dhe modernizim përkatësisht furnizim të sistemeve të reja të armatosura dhe modernizim të atyre ekzistues.

“Kroacia është më e keqja në mesin e 28 vendeve-anëtare të NATO-s dhe ndodhet në vendin e fundit për pajisje dhe modernizim”, thekson “Veçerni list”.

Në Evropë më së shumti shpenzon Britania e madhe – 61 miliardë dollarë, Gjermania rreth 55, Franca rreth 51, Italia – 25, Turqia dhe Spanja ndajnë nga 13, ndërsa Polonia  – 12 miliardë dollarë. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close