0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeSektori civil

Kërkohet që gjatë orës policore të mos ketë sanksione për gratë dhe fëmijët, të cilat e lëshojnë shtëpinë për shkak të dhunës

- Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare kërkon plotësim urgjent të Vendimit për ndalesë të lëvizjes së qytetarëve në gjithë territorin e shtetit, në drejtim të mbrojtjes së grave viktima të dhunës familjare. Nga Rrjeti vlerësojnë se gjatë orës policore duhet të ketë përjashtime nga sanksionet për gratë viktima dhe fëmijët e tyre, të cilët e lëshojnë shtëpinë për shkak të kërcënimit dhe rrezikut të drejtpërdrejtë nga dhuna.

Shkup, 9 prill 2020 (MIA) – Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare kërkon plotësim urgjent të Vendimit për ndalesë të lëvizjes së qytetarëve në gjithë territorin e shtetit, në drejtim të mbrojtjes së grave viktima të dhunës familjare. Nga Rrjeti vlerësojnë se gjatë orës policore duhet të ketë përjashtime nga sanksionet për gratë viktima dhe fëmijët e tyre, të cilët e lëshojnë shtëpinë për shkak të kërcënimit dhe rrezikut të drejtpërdrejtë nga dhuna.

“Viktimat të cilët janë me rrezik të lartë dhune, të munden që të njëjtën ta denoncojnë deri te institucioni kompetent ose të kërkojnë ndihmë në institucion shëndetësor, si dhe fëmijët e tyre, anëtarë më të vjetër të familjes të cilët duhet të dalin me ta se si do të mbroheshin nga dhuna, e gjatë kësaj shkelja e orës policore të mos iu sanksionohet dhe nëse i gjen ndonjë nëpunës i policisë, ai t’iu ofrojë mbrojtje adekuate dhe t’i dërgojë deri te institucioni adekuat”, thuhet në kumtesën e Rrjetit nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.

Prej atje kërkojnë që gjatë kufizimit kohor të lëvizjes së qytetarëve në raste të dhunës në shtëpi, pas denoncimit të kryerësve të dhunës familjare të largohen nga ai dhe të ndërmerren sanksione adekuate, kundër tij, si arrestim, ngritje të masave të përkohshme për mbrojtje, etj, e gjithë kjo me qëllim që të mbrohet viktima nga dhunë e ardhshme në shtëpinë e saj.

Ata kërkojnë që Qeveria në afat sa më të shkurtë kohor duke pasur parasysh urgjencën e situatës ta miratojë këtë kërkesë dhe të sjellë plotësim të Vendimit në drejtim të mbrojtjes së viktimave të dhunës familjare dhe fëmijëve të tyre, ndërsa në lidhje me konceptin social të shtetit dhe kujdesit për familjen. fc/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close