0_Maqedoni.Portal0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritSektori civilVideo deklaratë

Kërkohet model për qëndrueshmëri të Organizatave qytetare

Shteti duhet të gjejë model për sigurimin e qëndrueshmërisë në sektorin qytetar si hallkë e rëndësishme në sigurimin e kushteve më të mira dhe shërbimeve për qytetarët, shoqëri cilësore demokratike me mundësi të barabarta për të gjithë, por edhe si korrigjues të pushtetit. Mbështetja financiare duhet të jetë e ndarë në procedurë transparente, por pastaj edhe Organizatat qytetare duhet të tregojnë se sa është ndikimi në shoqëri, çfarë shërbime ofrojnë dhe sa janë të qëndrueshëm.

Shkup, 22 maj 2019 (MIA) – Shteti duhet të gjejë model për sigurimin e qëndrueshmërisë në sektorin qytetar si hallkë e rëndësishme në sigurimin e kushteve më të mira dhe shërbimeve për qytetarët, shoqëri cilësore demokratike me mundësi të barabarta për të gjithë, por edhe si korrigjues të pushtetit. Mbështetja financiare duhet të jetë e ndarë në procedurë transparente, por pastaj edhe Organizatat qytetare duhet të tregojnë se sa është ndikimi në shoqëri, çfarë shërbime ofrojnë dhe sa janë të qëndrueshëm.

Këto janë pjesë të qëndrimeve të tribunës së sotme për reforma në sistemin e financimit shtetëror të Organizatave qytetare që u mbajt sot në Shkup në organizim të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) me qëllim rishikimi i modelit për mbështetje të zhvillimit të shoqërisë qytetare, mënyrat e financimit dhe kornizës institucionale për shpërndarjen e mjeteve.

Kryeministri Zoran Zaev i cili ka pasur fjalim në konferencë mendon se Organizatat qytetare janë themel i shoqërisë demokratike dhe se kjo qeveri tregoi se e dëgjon zërin e saj në drejtim të krijimit të shoqërisë për mundësi të barabarta për të gjithë.

“Kësi ngjarje duhet të mundësojnë kahe se si duhet të jemi modeli për reformë në sistemin e mbështetjes financiare të Organizatave qytetare e cila duhet të bazohet në parimet themelore të transparencës dhe llogaridhënies për veprimin e tyre neutral. Reformat në financimin shtetëror duhet të sigurojnë realizim të politikave të shtetit në drejtim të realizimit të të drejtave dhe nevojave të të gjithë qytetarëve”, ka thënë Zaev.

Boris Koprivnikar, ish ministër i Administratës publike dhe nënkryetar i Qeverisë sllovene në vitin 2014-2018 konsideron se modeli mund të jetë i ndryshëm në vende të ndryshme, por parimet kryesore duhet të jenë të njëjta.

“Qeveria nuk duhet të miratojë vendime për gjithçka por të koordinojë, të dëgjojë anëtarët e tjerë të bashkësive dhe të sinkronizojë aktivitete për përmirësim më të shpejtë. Mendoj se duhet të kuptohet se çdo qeveri duhet të fokusohet në cilësi më të mirë të jetës së qytetarëve”, ka thënë Koprivnikar.

Ai shton se që një organizatë të fitojë mjete duhet të prezantojë ndikimin që ka në shoqëri, pasi nëse nuk e bën atë, “nuk duhet të shpenzohen mjete shtetërore pa efekt”.

Drejtori rumun i Fondacionit për zhvillim të Shoqërisë qytetare Jonut Sibian pajtohet me qëndrimin se organizatat qytetare duhet të mbështeten, por duhet të shihet se sa shërbime në bashkësi kanë dhënë, sa vende pune dhe sa ka ndikim në shoqëri. Duhet, shtoi ai, të mendohet edhe për mbështetjen e Organizatave qytetare, veçmas atyre të vogla, në nivel lokal përmes komunave, pasi sipas tij, “atje më mirë i njohin nevojat e qytetarëve dhe mund të japin shërbime të mira”.

Ai ka thënë se Fondacioni për zhvillim të Organizatave qytetare funksionon në mënyrë të pavarur nga ndërrimi i pushteteve dhe se ajo menaxhohet nga përfaqësues joqeveritar me çka mundëson procedurë transparente dhe të pavarur në vlerësimin e projekteve dhe ndarjes së mjeteve. fab/

 

 

 

 

Back to top button
Close
Close