EvropëEvropë.Portal

Kërkesë e madhe për kreditë në eurozonë

Uria e kompanive  për para  në periudhën nga muaji prill deri në korrik i reflekton  nevojat shumë të mëdha nga likuidimi urgent i firmave, duke e marrë parasysh atë që një pjesë e madhe e eurozonës ishte bllokuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, tregoi Banka qendrore evropiane në bazë të hulumtimit  të zbatuar në 144 banka.

Bruksel, 14 korrik 2020 (MIA) – Uria e kompanive  për para  në periudhën nga muaji prill deri në korrik i reflekton  nevojat shumë të mëdha nga likuidimi urgent i firmave, duke e marrë parasysh atë që një pjesë e madhe e eurozonës ishte bllokuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, tregoi Banka qendrore evropiane në bazë të hulumtimit  të zbatuar në 144 banka.

Kërkesa e kredive dhe linjat kredituese të firmave  në tremujorin e dytë e arriti neto bilansin më të lartë të hulumtimit në vitin 2003″, shton banka.

Kreditorët  informojnë  se standardet e tyre kredituese – kriteret për miratim të huave – kanë mbetur në shkallë të madhe  të pandryshuar për kompanitë, sepse shumë qeveri janë përfshirë t’i garantojnë  huatë e firmave.

Kërkesa e kredive hipotekare nga ana e amvisërive “është shumë e zvogëluar”, ndërsa në kreditë konsumatore dhe huatë tjera ka rënë në nivel më të ulët prej vitit 2003 deri tani.

“Besimi më i dobët i konsumatorëve,  perspektivat e investuara në tregun e banesave  dhe të ardhurat më të ulëta  për mallra për përdorim afatgjatë e treguan ndikimin e tyre”, theksoi BQE.

Bankat  presin rritje më të ngadalësuar të  kërkesës së kredive nga ana e firmave në tremujorin e tretë, derisa oreksi i konsumatorëve për kredi hipotekare dhe konsumatore mundet sërish të rritet. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close