BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Kërkesa për mjete të dezinfektimit paraqet kërcënim për punë të detyrueshme dhe të fëmijëve

Kërkesa e rritur për mjete  të dezinfektimit në luftën kundër koronavirusit mund ta rrit përdorimin e punës së detyrueshme dhe të fëmijëve në plantacionet e kallamit të sheqerit, paralajmërojnë hulumtuesit britanik.

Londër, 18 shtator 2020 (MIA) – Kërkesa e rritur për mjete  të dezinfektimit në luftën kundër koronavirusit mund ta rrit përdorimin e punës së detyrueshme dhe të fëmijëve në plantacionet e kallamit të sheqerit, paralajmërojnë hulumtuesit britanik.

Nga kallami i sheqerit fitohet etanoli i cili përdoret në gjelat me bazë të alkoolit,  ndërsa në shtatë prodhues  udhëheqës botëror të kallamit të sheqerit, duke i përfshirë Brazilin, Meksikën dhe Tajlandën ka rreziqe të larta deri në ekstreme nga puna e detyrueshme dhe e fëmijëve, kumtoi kompania për analitikë Verisk Mejplkroft  (Verisk Maplecroft).

“Pandemia zbuloi një numër të madh të sfidave strukturore me të cilat përballen vendet prodhuese…tashmë një kohë”, deklaro Xhimena Bllanko e cila  e ka udhëhequr ekipin amerikan të Verisk Mejplkroft.

Pas shumë dekadave përparim, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se miliona fëmijë  përreth botës  mund të detyrohen  të punojnë  duke e marrë parasysh atë që shkollat janë mbyllur, ndërsa familjet  luftojnë  për ta tejkaluar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Raportuesi special i KB-së për skllavëri moderne të mërkurën publikoi se ekziston rrezik i madh  më të varfërit të mos kenë  alternativë të punës së detyrueshme.

Kompanitë të cilat eksploatojnë punëtorë në prodhimtarinë e ilaçeve dhe pajisjeve për luftë kundër Kovid-19 duhet të përgjigjen për veprimet e tyre”, theksoi Tomoja Obokata.

Në garën e pamëshirshme globale për pajisje personale mbrojtëse, siç janë maskat,  qeveritë dhe kompanitë  përkohësisht lidhin marrëveshje me furnizues të rinj.

“Japin prioritet në urgjencën para pasojave sociale të cilët  me atë i prodhojnë”, tha analistja  për të drejta njerëzore në Verisk Mejplkoft, Viktoria Gama, duke i’u referuar  transparencës më të madhe në zinxhirët e furnizimit.

Ajo shtoi se është rëndë të kuptohet se sa  kallam i sheqerit përfundon në mjetet për dezinfektim sepse përdoret  në shumë prodhime tjera, nga sheqeri deri te biokarburantet.

Në Meksikë, ku rreziku nga puna e fëmijëve sipas Verisk është ekstreme, shkollat janë mbyllur për shkak të Kovid-19, ndërsa orët mbahen në televizion, edhe pse  disa fëmijë në rajonet rurale  nuk kanë televizion në shtëpitë e tyre. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close