EvropëEvropë.Portal

Kërcënime për bomba në qendra tregtare dhe shkolla në Sankt Petersburg

Disa qendra tregtare dhe shkolla në qytetin rus Sankt Petersburg morën kërcënime me bomba, deklaroi një burim anonim policor.

Sankt Petersburg, 3 qershor 2020 (MIA) – Disa qendra tregtare dhe shkolla në qytetin rus Sankt Petersburg morën kërcënime me bomba, deklaroi një burim anonim policor.

“Në rrjedhë është kontrolli i disa qendrave tregtare dhe shkollave pasi që me e-mail morën kërcënime për bomba të vendosura”, deklaroi një burim anonim për TASS, pa dhënë hollësi.

Qendrat tregtare në Sankt Petersburg punojnë sipas rregullave të kufizuara, për shkak të restriksioneve të vendosura për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

Të hapura janë vetëm shitoret për ushqim dhe barnatoret, ndërsa restorantet mund të dërgojnë ushqime me porosi. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close