0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Kejn mund të transferohet tek Junajted verën e ardhshme

Kapiteni i Totenhemit, Hari Kejn do të mendojë për transfer në Mançester Junajted për këtë verë. Sipas "Gol", sulmuesi preferon të kalojë në "Old Traford", në vend se të presë që Totenhemi të ndërtojë ekip të ri, i cili në fund do të luftojë për trofe në ndonjë fazë. Nëse ekipi londinez nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë sezon, kjo do të jetë edhe një arsye që të kërkojë ndërrim të ekipit.

Londër, 5 mars 2020 (MIA) – Kapiteni i Totenhemit, Hari Kejn do të mendojë për transfer në Mançester Junajted për këtë verë. Sipas “Gol”, sulmuesi preferon të kalojë në “Old Traford”, në vend se të presë që Totenhemi të ndërtojë ekip të ri, i cili në fund do të luftojë për trofe në ndonjë fazë. Nëse ekipi londinez nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë sezon, kjo do të jetë edhe një arsye që të kërkojë ndërrim të ekipit.

Burime të afërta të Kejnit dëshirojnë të dinë se lojtari është i mendimit që të transferohet në Mançester Junajted. Kjo duhet t’u japë dritë jeshile “djajve të kuq” që të tentojnë ta tërheqin gjatë verës.

Sulmuesi ka kontratë me Totenhemin deri në vitin 2024, ndërsa “gjelat” do të kërkojnë shumë solide për yllin e tyre. Megjithatë, Kejn (26) nuk planifikon ta vazhdojë kontratën që e nënshkroi në vitin 2018. Ai është i interesuar të luftojë për trofe, ndërsa ekipi nga Londra për momentin nuk shihet si ekip që mund ta bëjë këtë.

Kejn për momentin është i lënduar dhe ndoshta nuk do të luajë deri në fund të sezonit. Menaxheri i Totenhemit, Zhoze Murinjo, paralajmëroi se nuk do të rrezikojë me situatën e tij dhe ta vendos në lojë para se të shërohet tërësisht. Qëllimi kryesor i sulmuesit është që të shërohet deri në verë që të mund të luajë në Kampionatin Evropian me reprezentacionin e Anglisë. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close