EvropëEvropë.Portal

KE: Negociatat me Britaninë në fillim të marsit

Negociatat midis BE-së dhe Britanisë së Madhe për marrëdhëniet e ardhshme nuk do të mund të fillojnë para fundit të shkurtit, gjegjësisht në fillim të marsit, konfirmoi Komisioni Evropian.

Bruksel, 20 janar 2020 (MIA) – Negociatat midis BE-së dhe Britanisë së Madhe për marrëdhëniet e ardhshme nuk do të mund të fillojnë para fundit të shkurtit, gjegjësisht në fillim të marsit, konfirmoi Komisioni Evropian.

KE thekson se propozim direktiva evropiane për negociata rreth marrëdhënieve të ardhshme midis BE-së dhe Britanisë mund të miratohet madje pasi do të ndodhë dalja formale e Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni, që pritet më 31 janar.

“Këtu nuk bëhet fjalë nëse ne do ta ngadalësojmë apo përshpejtojmë procesin, por bëhet fjalë për natyrën e procedurave institucionale dhe konsultimeve të cilat duhet të zbatohen para miratimit të direktivës negociuese”, deklaroi zëdhënësi i KE-së, Erik Mamer.

Ai përkujtoi se pas prezantimit të propozim direktivës nga ana e Komisionit, e njëjta duhet të shqyrtohet dhe miratohet në Këshill.

Таг
Back to top button
Close
Close