EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

KE: Jemi shumë të shqetësuar për planin e Xhonsonit për Brekzit

Komisioni evropian sot sërish shprehi shqetësim të madh lidhur me planin e kryeministrit britanik, Boris Xhonson që vendi i tij ta shkelë marrëveshjen për Brekzitin, përkatësisht kushtet për largim nga Bashkimi Evropian.

Bruksel, 10 shtator 2020 (MIA) – Komisioni evropian sot sërish shprehi shqetësim të madh lidhur me planin e kryeministrit britanik, Boris Xhonson që vendi i tij ta shkelë marrëveshjen për Brekzitin, përkatësisht kushtet për largim nga Bashkimi Evropian.

“E dini mirë se jemi mjaft të shqetësuar për propozim ligjin britanik për treg të brendshëm dhe qëllimin e Qeverisë britanike për ta shkelë marrëveshjen për largim nga BE-ja”, deklaroi një nga zëdhënësit e KE-së në konferencë për shtyp.

“E dini se për atë shkak thirrëm takim të jashtëzakonshëm të komitetit të përbashkët të BE-së dhe Britanisë së Madhe”, tha zëdhënësi, transmetojnë mediumet britnaike.

Për sot është caktuar takim urgjent i komitetit të përzier. ab/

Back to top button
Close
Close