0_Web_AktualeEvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

KE-ja u bëri thirrje gjashtë anëtarëve të saj, të hapin kufijtë dhe të lehtësojnë masat

Komisioni Evropian ka paralajmëruar gjashtë anëtarë të tij që të heqin disa nga kufizimet e tyre aktuale dhe masa të tjera kundër koronavirusit, pasi ato pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave më shumë sesa është e nevojshme.

Bruksel, 25 shkurt 2021 (MIA) – Komisioni Evropian ka paralajmëruar gjashtë anëtarë të tij që të heqin disa nga kufizimet e tyre aktuale dhe masa të tjera kundër koronavirusit, pasi ato pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave më shumë sesa është e nevojshme.

Komisioni Evropian u ka dërguar letër gjashtë vendeve anëtare – Belgjikës, Danimarkës, Finlandës, Suedisë, Gjermanisë dhe Hungarisë, duke u kërkuar atyre që të lejojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Bashkimit Evropian në territorin e tyre.

“Ne besojmë se qëllimi që Gjermania ka ndjekur me justifikim – mbrojtja e shëndetit publik gjatë pandemisë, mund të arrihet me masa më pak kufizuese”, shkruajti Komisioni Evropian në një letër drejtuar ambasadorit gjerman në Bruksel Majkëll Klaus dhe ambasadorëve të pesë vende tjera.

Letra theksoi se masat e marra nga këto vende ishin “joproporcionale dhe të pajustifikuara”.

Qeveritë e Belgjikës, Gjermanisë, Hungarisë, Suedisë, Danimarkës dhe Finlandës kanë dhjetë ditë për t’iu përgjigjur Komisionit. Sipas ligjit të Bashkimit Evropian, nëse vendet anëtare nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm, Komisioni mund të marrë masa ligjore kundër tyre.

Në letrën drejtuar ambasadorit Klaus, Komisioni e hap gjithashtu çështjen e kontrollit kufitar të Gjermanisë me Çekin dhe Sllovakinë, pasi të dy vendet janë përshkruar nga autoritetet gjermane si “fusha shqetësimi”. bs/

Back to top button
Close
Close