EvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

KE-ja e ndjek gjendjen me koronavirusin

Tani për tani nuk ka raste të konfirmuara nga të sëmurët  me koronavirusin kinez në vendet e Bashkimit Evropian, por Komisioni  prej afër e ndjek zhvillimin e ngjarjeve,  deklaruan sot pres-shërbimet e KE-së.

Bruksel, 21 janar 2020 (MIA) – Tani për tani nuk ka raste të konfirmuara nga të sëmurët  me koronavirusin kinez në vendet e Bashkimit Evropian, por Komisioni  prej afër e ndjek zhvillimin e ngjarjeve,  deklaruan sot pres-shërbimet e KE-së.

“Në bashkëpunim me vendet anëtare prej afër e ndjekim situatën me disa raste të pneumonisë, tani për tani raste të konfirmuara ka në Kinë, Tajlandë, Korenë Veriore dhe Australinë, kishte mbledhje më 17 janar 20 vendet-anëtare  në të cilën u biseduan masat e mundshme por Komisioni Evropian do të organizojë  edhe një mbledhje këto ditë prejse vlerësimi për rrezikun  do të publikohet”, deklaroi zëdhënësi i KE-së i obliguar për shëndetësi.

Komisioni Evropian nuk u përgjigj se ka besim në informatat të cilat ia japin autoritetet kineze, por tha se gjendja ndiqet  edhe përmes kanaleve tjera, jo vetëm përmes kinezëve zyrtar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tani për tani  nuk rekomandoi kufizime ndaj udhëtimeve në Kinë, por këshillohet  të kufizohen kontaktet  me disa kafshë dhe të konsumohet vetëm mish  i fërguar mirë.

Pothuajse 300 persona janë infektuar me këtë virus  nga fundi i dhjetorit deri më sot,   prej të cilëve gjashtë persona vdiqën. Pjesa më e madhe e personave të sëmurë gjendet në Kinën qendrore,  personi i parë vdiq më 11 janar.

Epiqendra e epidemisë është vendosur në tregun në qytetin Vuan e specializuar  për peshq dhe ushqim detar,  një numër i madh i të sëmurëve ishin të punësuar në treg. Sipas mediumeve,  në treg janë shitur edhe  kafshë të gjalla duke përfshirë  zogj dhe gjarpërinj.

Koronavirusi shkakton pneumoni, përkatësisht  ndezje akute të mushkërive dhe mund të jetë vdekjeprurës. Simptomat janë lodhje e madhe, temperaturë, kollitje dhe dhimbje në gjoks. sa/

Back to top button
Close
Close