EvropëEvropë.Portal

KE bëri thirrje për mbështetje më të madhe në luftën kundër tregtisë me njerëz

Grupi i ekspertëve nga Këshilli i Evropës për luftë kundër tregtisë me njerëz (GRETA) sot dërguan thirrje për mbështetje plotësuese  të profesionistëve të cilët  zbulojnë dhe u ndihmojnë  viktimave  të tregtisë me njerëz.

Strazburg, 30 korrik 2020 (MIA) – Grupi i ekspertëve nga Këshilli i Evropës për luftë kundër tregtisë me njerëz (GRETA) sot dërguan thirrje për mbështetje plotësuese  të profesionistëve të cilët  zbulojnë dhe u ndihmojnë  viktimave  të tregtisë me njerëz.

Me rastin e 30 Korrikut – Ditës botërore të luftës  kundër  tregtisë me njerëz, , në deklaratë theksohet se është konstatuar “përkushtim  dhe guxim i shumë profesionistëve kundër tregtisë me njerëz në 47 shtete nënshkruese të Konventës”, por edhe se “në disa vende  nuk jepet  vëmendje e mjaftueshme politike “dhe se  ndahen  resurset joadekuate”, për luftë kundër tregtisë me njerëz.

“Masat e ndërmarra  për kontroll të pandemisë së Kovid-19 dhe pasojat e tyre socio-ekonomike e rritën cenueshmërinë e viktimave të tregtisë me njerëz dhe ato të cilët janë të ekspozuar në rrezik  nga tregtia me njerëz”, thuhet në kumtesë dhe shtohet  se njerëzit në terren,  duke i përfshirë edhe përfaqësuesit e ligjit, punonjësit social, personelin mjekësor dhe organizatat joqeveritare përballen me sfida të paparashikuara që i kufizojnë  në identifikim dhe ndihmë të viktimave.

Që t’i plotësojë  obligimet e tij dhe të parandalojë tregti me njerëz dhe ta zvogëlojë rrezikun e fëmijëve nga eksploatimi, GRETA u bën thirrje shteteve të sigurojnë  resurse adekuate për mbrojtje të fëmijëve, duke i përfshirë edhe fëmijët e emigrantëve dhe refugjatët. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close