BotëBotë.PortalSvet.Slajder

KB: Zgjidhja për konfliktin në Lindjen e Afërt, është krijimi i dy shteteve

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara dje e përsëriti mbështetjen për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez me krijimin e dy shteteve.

Nju-Jork, 25 shkurt 2020 (MIA) – Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara dje e përsëriti mbështetjen për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez me krijimin e dy shteteve.

Për herë të parë në KB pajtohen për çështjen izraelito-palestineze prej se presidenti amerikan Donald Tramp në janar e paraqiti planin paqësor për Lindjen e Afërt.

Plani i Trampit shkaktoi reagime pozitive nga ana izraelite, ndërsa ana palestineze e hodhi poshtë këtë plan.

Në kumtesën e KB-së, për të cilën votuan 15 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe SHBA-në, nuk përmendet plani i Trampit, as nuk përmenden pretendimet palestineze për krijimin e shtetit të pavarur, që do ta përfshinte tërë Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, territore që Izraeli i ka okupuar gjatë kohës së luftës në vitin 1967 dhe dëbimin e më shumë se 700.000 ardhacakëve hebrenj.

Në kumtesë thuhet se “të gjitha palët duhet të përmbahen nga minimi i zgjidhjes për dy shtete, me qëllim që të arrihet paqe e drejtë, gjithëpërfshirëse dhe afatgjate”.

“Anëtarët e Këshillit të Sigurisë e theksuan nevojën për të dhënë përkushtim për ngritjen e besueshmërisë së negociatave për të gjitha çështjet për statusin përfundimtar në procesin paqësor të Lindjes së Afërt”, theksohet në kumtesë.

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara shprehu shqetësim të madh për dhunën mbi civilët. bs/ 

Таг
Back to top button
Close
Close