BotëBotë.Portal

KB ua heq të drejtën e votës shtatë vendeve për shkak të kontributeve të papaguara

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se shtatë vende shumë vonohen me pagesën e kontributeve, prandaj e humbin mundësinë për votim në Asamblenë e Përgjithshme me 193 anëtarë.

Nju Jork, 11 janar 2020 (MIA) – Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se shtatë vende shumë vonohen me pagesën e kontributeve, prandaj e humbin mundësinë për votim në Asamblenë e Përgjithshme me 193 anëtarë.

Zëdhënësi i KB-së, Stefan Dizarik ka deklaruar se bëhet fjalë për Venezuelën, Libinë, Republikën Qendrore Afrikane, Gambinë, Lesoton, Tongën dhe Jemenin.

Ai poashtu ka përmendur edhe tre shtete- Komorën, Sao Tome, Prinsipenë dhe Somalinë, të cilat poashtu vonohen, por është vendosur ta mbajnë votën e tyre deri në shtator. fab/

Таг
Back to top button
Close
Close