BotëBotë.Portal

KB-së i nevojiten dy miliardë dollarë për t’i ndihmuar vendet më të varfra gjatë pandemisë

Vendeve më të varfra u nevojiten dy miliardë ndihmë humanitare ndërkombëtare për t'u ballafaquar me pandeminë e koronavirusit, deklaroi koordinatori për ndihmë urgjente pranë Kombeve të Bashkuara, Mark Loukok.

Nju Jork, 25 mars 2020 (MIA) – Vendeve më të varfra u nevojiten dy miliardë ndihmë humanitare ndërkombëtare për t’u ballafaquar me pandeminë e koronavirusit, deklaroi koordinatori për ndihmë urgjente pranë Kombeve të Bashkuara, Mark Loukok.

Megjithëse vendet e zhvilluara po marrin masa të kushtueshme për ta mbrojtur ekonomitë e tyre nga pandemia, ata gjithashtu do të përfitojnë nëse i ndihmojnë vendet më pak të zhvilluara, deklaroi Loukok për DPA nga Nju Jorku, ku u prezantua plani i ndihmës.

Virusi do të vazhdojë të paraqesë kërcënim për tërë botën, nëse nuk luftojmë kundër tij kudo, paralajmëroi ai.

“Askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt”, theksoi Loukok.

Ai gjithashtu paralajmëroi se virusi ka potencial t’i destabilizojë vendet, gjë që nga ana tjetër sërish mund të nxisë migracionin.

“Ekziston rrezik efektet e virusit t’i shndërrojnë të gjitha rajonet në kaos”, tha Loukok. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close