BotëBotë.PortalSvet.Slajder

KB: Rusia dhe Turqia ndoshta janë përgjegjëse për krimet e luftës në Siri

Rusia ka vrarë civilë në sulmet ajrore në Siri, ndërsa kryengritësit, aleatët turq kanë vrarë dhe kanë grabitur rajone nën kontrollin e kurdëve dhe ato krime do të mund të hulumtohen si krime lufte, deklaruan sot hulumtuesit e Kombeve të Bashkuara.

Nju-Jork, 2 mars 2020 (MIA) – Rusia ka vrarë civilë në sulmet ajrore në Siri, ndërsa kryengritësit, aleatët turq kanë vrarë dhe kanë grabitur rajone nën kontrollin e kurdëve dhe ato krime do të mund të hulumtohen si krime lufte, deklaruan sot hulumtuesit e Kombeve të Bashkuara.

Në raportin e KB-së për periudhën nga korriku i vitit 2019 deri në shkurt të vitit 2020 theksohet se Rusia ka kryer sulme ajrore ndaj tregut dhe kampit për persona të zhvendosur, me ç’rast janë vrarë dhjetëra civilë në korrik dhe gusht të vitit të kaluar.

Në raport akuzohet Rusia për sulmet ajrore ndaj qytetit Marat al Numan më 22 korrik të vitit 2019, ku e humbën jetën 43 civilë. gjatë sulmit janë shkatërruar dy ndërtesa banesore dhe 25 dyqane pasi të paktën dy aeroplanë rusë fluturuan në aksionin nga baza Hmeim. Një javë më pas gjatë sulmit ndaj xhamisë Has u vranë të paktën 20 persona, nga të cilët tetë gra dhe gjashtë fëmijë, ndërsa 40 mbetën të plagosur.

Hulumtuesit i theksojnë edhe krimet e bëra nga kryengritësit të cilët janë aleatë të Turqisë, gjatë sulmeve të tyre ndaj rajoneve që janë nën kontrollin e kurdëve.

“Nëse kryengritësit kanë vepruar nën kontrollin e forcave ushtarake kurde, komandantët do të mund të jenë përgjegjës për krimet e luftës”, theksohet në raport. fb/

 

Таг
Back to top button
Close
Close