BotëBotë.PortalSvet.Slajder

KB: Rreth 258 milionë fëmijë nën 17 vjeç nuk shkojnë në shkollë

Zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Amina Mohamed, paralajmëroi se ekziston "krizë alarmante në arsim", duke informuar se 258 milionë fëmijë nën moshën 17-vjeçare nuk shkojnë në shkollë dhe se vetëm 49 për qind prej tyre e përfundojnë arsimin e mesëm.

Nju-Jork, 26 janar 2020 (MIA) – Zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Amina Mohamed, paralajmëroi se ekziston “krizë alarmante në arsim”, duke informuar se 258 milionë fëmijë nën moshën 17-vjeçare nuk shkojnë në shkollë dhe se vetëm 49 për qind prej tyre e përfundojnë arsimin e mesëm.

Ajo theksoi se krahas kësaj, në botë janë 770 milionë persona analfabetë dhe kryesisht janë gra.

Sipas saj, gjendja në arsim është “alarmante” jo vetëm se miliona fëmijë nuk shkojnë në shkollë por edhe për shkak të numrit të madh të fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve të cilët shkojnë në shkollë, por nuk kanë arsimim.

Përfaqësuesi special i OKB-së për arsimin, Gordon Braun, tha se mbi 400 milionë fëmijë e braktisin shkollën në 11 apo 12 vjeç. shk/

Back to top button
Close
Close