BotëBotë.PortalSvet.Slajder

KB: Pothuajse 690 milionë njerëz, apo 8,9 për qind e njerëzve në botë janë të uritur

Një në tetë persona në botë do të jenë të uritur, me ç'rast pandemia me koronavirusin i përforcon trendet tashmë të përkeqësuar këtë vit, thuhet në raportin e KB-së të publikuar sot.

Nju-Jork, 13 korrik 2020 (MIA) – Një në tetë persona në botë do të jenë të uritur, me ç’rast pandemia me koronavirusin i përforcon trendet tashmë të përkeqësuar këtë vit, thuhet në raportin e KB-së të publikuar sot.

Ngadalësimi ekonomik dhe sulmet lidhur me klimën shtyjnë gjithnjë e më shumë njerëz në uri, ndërsa ushqimi po bëhet shumë i shtrenjtë për shumicën.

“Pas disa dekadash rënie, numri i njerëzve të të cilët vuajnë nga uria ngadalë po rritet nga viti 2014”, thuhet në raportin vjetor të  „The State of Food Security and Nutrition in the World“.

Përveç sigurimit të ushqimit të mjaftueshëm, ushqimi duhet të ketë materie ushqyes, thuhet në studim. Gati 690 milionë njerëz, ose 8.9 për qind e njerëzve në të gjithë botën, janë të uritur, informon KB.

Ky numër është rritur për 10 milionë njerëz në vetëm një vit deri në vitin 2019, dhe me 60 milionë në pesë vitet e fundit, tregoi studimi, në të cilën thuhet se çrrënjosja e urisë deri në vitin 2030 – qëllim i vendosur pesë vjet më parë – do të jetë i pamundur nëse tendencat vazhdojnë.

Deri në vitin 2030, më shumë se 890 milionë njerëz mund të preken nga uria, ose 9.8 për qind e popullsisë së botës, janë vlerësimet e studimit. sn/

Back to top button
Close
Close