BotëBotë.Portal

KB: Nevojiten 6,7 miliardë dollarë për ballafaqim me varfërinë në botë

Kombeve të Bashkuara u nevojiten  6,7 miliardë dollarë për t'ju ndihmuar njerëzve më të varfër në botë, të cilët janë më të goditur nga pandemia me Kovid-19. Kjo është më shumë se tre herë nga vlerësimi fillestar.

Nju-Jork, 7 maj 2020 (MIA) – Kombeve të Bashkuara u nevojiten  6,7 miliardë dollarë për t’ju ndihmuar njerëzve më të varfër në botë, të cilët janë më të goditur nga pandemia me Kovid-19. Kjo është më shumë se tre herë nga vlerësimi fillestar.

Një sasi më e madhe e fondeve është e nevojshme sepse parashikohet që këtë vit të dyfishohet numri i personave të uritur në botë dhe do të jetë 250 milionë.

“Nëse ne nuk veprojmë tani, do të duhet të përgatitemi për një rritje të konsiderueshme të konflikteve, urisë dhe varfërisë”, deklaroi koordinatori për ndihmë humanitare pranë KB-së, Mark Loukok.

Ai shtoi se pandemia tashmë i ka prekur më të varfrit në botë, sepse të ardhurat e tyre janë zvogëluar, ata janë larguar nga puna, ndërsa tashmë janë duke u përballur edhe me mungesa ushqimore, ndërsa fëmijët e tyre nuk i kanë në dispozicion vaksinat për shkak të pandemisë.

Loukok paralajmëroi se edhe për shkak të varfërisë në rritje njerëzit mund të bashkohen nga grupet ekstremiste. Ai shtoi se aktivitetet terroriste janë në rritje në Lindjen e Mesme dhe në rajonin Sahel të Afrikës.

Gjithashtu, Loukok theksoi se varfëria mund t’i detyrojë njerëzit të largohen nga vendet e tyre në kërkim të mundësive më të mira. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close