BotëBotë.Portal

KB: Në Kampet për familjet e xhihadistëve kanë vdekur 700 persona

Shefi i Zyrës së KB-së për luftë kundër terrorizmit, Vladimir Voroncov, tha se 700 persona para pak kohe kanë vdekur në dy kampe në Sirinë verilindore, ku në "shumë kushte të këqija" janë ndaluar rreth 70.000 gra dhe fëmijë të afërt me luftëtarët e Shtetit Islamik.

Nju-Jork, 10 korrik 2020 (MIA) – Shefi i Zyrës së KB-së për luftë kundër terrorizmit, Vladimir Voroncov, tha se 700 persona para pak kohe kanë vdekur në dy kampe në Sirinë verilindore, ku në “shumë kushte të këqija” janë ndaluar rreth 70.000 gra dhe fëmijë të afërt me luftëtarët e Shtetit Islamik.

Personat, përfshirë edhe fëmijë, kanë vdekur nga “mungesa e ilaçeve, ushqimit” në kampet Al-Hol dhe Roj, të cilat i mbikëqyrin forcat kurde.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta zgjidhë këtë “problem të madh”, duke thënë se mbajtja e tyre në kampe është “shumë e rrezikshme”.

Ai paralajmëroi se ata mund të bëjnë shumë materiale shpërthyese që mund t’i përdorin terroristët që t’ vazhdojnë aktivitetet e tyre në Siri dhe Irak.

Forcat kurde  mbikëqyrin edhe disa burgje të tjera në të cilat ka mijëra xhihadistë të Shtetit Islamik.

Voroncovi tha se asnjë vend nuk do t’i pranojë mbrapa ata njerëz me një prapavijë shumë negative dhe prapavijë të rrezikshme terroriste.

Por, siç përmendi, atje ka rreth 9.000 fëmijë dhe prioritet duhet të jenë fëmijë më të vegjël se gjashtë vjet, sepse në atë periudhë “fëmijët absolutisht nuk kanë mundësi të indoktrinohen”.

Ai thotë se gratë janë në gjendje shumë më  të rëndë sepse ato janë “viktima të terrorizmit” të cilat nuk e kanë ditur çfarë bëjnë kur kanë shkuar në Siri dhe Irak me bashkëshortët, por mes tyre ka edhe shumë “radikalizuara”. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close