BotëBotë.PortalSvet.Slajder

KB miratoi rezolutë për ndihmë humanitare në Siri

Këshilli i Sigurisë së KB-së mbrëmë nga përpjekja e pestë miratoi rezolutë  për dërgesë të ndihmës humanitare në Siri përmes një vendkalimi kufitar me Turqinë.

Nju-Jork, 12 korrik 2020 (MIA) – Këshilli i Sigurisë së KB-së mbrëmë nga përpjekja e pestë miratoi rezolutë  për dërgesë të ndihmës humanitare në Siri përmes një vendkalimi kufitar me Turqinë.

Për rezolutën votuan 12 anëtarë të Këshillit të Sigurisë të KB-së, ndërsa Rusia, Kina dhe Republika Domenikane ishin  të përmbajtur.

Me këtë vendim u vendos fund i mosmarrëveshjeve disaditëshe mes Rusisë dhe Kinës,  nga njëra anë, ndërsa 13 anëtare nga ana tjetër,  të cilat dy herë votuan  t’i bllokojnë dy vendkalimet kufitare nga Turqia të cilat deri tani kanë shërbyer për ndihmë humanitare.

Edhe në të dy votimet, Rusia dhe Kina vendosën veto të rezolutës.

Gjermania dhe Belgjika, të cilat propozuan  rezolutë me dy vendkalime kufitare, ishin detyruar të tërhiqen prejse Rusia u kërcënua se  sërish do të vendosë veto,  ndërsa drafti më i ri  i Rusisë ka parashikuar hapje vetëm të një vendkalimi nga Turqia vitin e ardhshëm.

Ndihma ishte miratuar një ditë prejse skadoi leja për operacionin human gjashtëvjeçar për sirianët në pjesën veriperëndimore të vendit,  vatra e fundit e kryengritësve në provincën Idlib. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close