BotëBotë.Portal

KB: Mbi 100.000 civilë janë vrarë ose lënduar në Afganistan në dhjetë vitet e fundit

Në dhjetë vitet e fundit në Afganistan janë vrarë ose lënduar më shumë se 100.000 civilë, citohet  në raportin më të ri të KB-së.

Nju-Jork, 22 shkurt 2020 (MIA) –  Në dhjetë vitet e fundit në Afganistan janë vrarë ose lënduar më shumë se 100.000 civilë, citohet  në raportin më të ri të KB-së.

“Pothuajse nuk ka civilë në Afganistan i cili nuk është personalisht i prekur në ndonjë mënyrë nga dhuna në vend”, deklaroi Tadamiçi Jamamoto, përfaqësues special i sekretarit të përgjithshëm të KB-së për Afganistanin, në lidhje me raportin.

“Absolutisht është e domosdoshme të gjitha palët në konflikt ta shfrytëzojnë mundësinë  t’i ndërprejnë luftërat; paqja është vonuar prej më parë; jeta e civilëve duhet të mbrohet dhe të bëhen përpjekje për arritje të paqes”, shtoi Jamamoto.

Raporti është publikuar sot nga Misioni i KB-së për ndihmë në Afganistan. Kjo ndodh në momentin kur  në mesnatë hyri në fuqi  marrëveshja shtatëditëshe për “zvogëlim të dhunës” mes SHBA-së dhe talebanëve. Armëpushimi i pjesshëm e hap rrugën më 29 skurt në Doha të nënshkruhet marrëveshje paqësore, me të cilën pritet Uashingtoni t’i japë fund  luftës më të gjatë në historinë amerikane, të tërhiqen trupat amerikan dhe t’i detyrojë afganët në luftë të fillojnë negociata për të ardhmen e vendit të tyre. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close