BotëBotë.PortalSvet.Slajder

KB: Libani mund të mbetet pa ushqime bazike deri në fund të vitit 2020

Mbi gjysma e popullatës në Liban mund të mbeten pa ushqim themelor deri në fund të vitit, për shkak të krizës ekonomike dhe pas shpërthimit në të cilin ishte shkatërruar një pjesë e madhe e portit në Bejrut, paralajmëruan sot Kombet e Bashkuara (KB).

Nju-Jork, 30 gusht 2020 (MIA) – Mbi gjysma e popullatës në Liban mund të mbeten pa ushqim themelor deri në fund të vitit, për shkak të krizës ekonomike dhe pas shpërthimit në të cilin ishte shkatërruar një pjesë e madhe e portit në Bejrut, paralajmëruan sot Kombet e Bashkuara (KB).

Qeveria duhet të ndërmarrë masa urgjente për parandalim të krizës, tha Rola Dashti, e cila është në krye të Komisionit ekonomik dhe social të KB-së pë Azinë Perëndimore (ESCVA).

Ajo u bëri thirrje autoriteteve t’i ripërtërijnë silosët e shkatërruar nga shpërthimi i fuqishëm në port më 4 gusht.

“Porti është pika kryesore e hyrjes së mallrave në Liban, që varet nga importi i ushqimit”, thekson agjencia e KB-së.

ESCVA paraprakisht kumtoi se Libani është paralizuar nga pasojat e goditjeve të shumta që e varfëruan ekonominë dhe shkaktuan rritje të paparë të shkallës së varfërisë. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close