BotëBotë.PortalSvet.Slajder

KB: Kriza humanitare në Siri arriti përmasa të tmerrshme

- Kriza humanitare në Sirinë veriperëndimore arriti përmasa të tmerrshme kur civilët të cilët po largohen u sulmuan nga armata siriane, deklaroi sot komisarja e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Mishell Baçellet dhe kërkoi vendosjen e sërishme të korridoreve humanitare. 

Nju-Jork, 18 shkurt 2020 (MIA) – Kriza humanitare në Sirinë veriperëndimore arriti përmasa të tmerrshme kur civilët të cilët po largohen u sulmuan nga armata siriane, deklaroi sot komisarja e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Mishell Baçellet dhe kërkoi vendosjen e sërishme të korridoreve humanitare.

Ajo i dënoi edhe sulmet e drejtpërdrejta ndaj kampeve për persona të dëbuar ose sulmet në afërsi të tyre, si dhe ndaj institucioneve mjekësore dhe arsimore.

“Gati 300 civilë janë vrarë në sulmet gjatë këtij viti në pjesën veriperëndimore të Sirisë, ndërsa 93 për qind prej tyre janë shkaktuar nga regjimi sirian dhe aleati Rusia”, theksoi Baçellet.

Ajo paraprakisht kërkoi që veprat e tilla të karakterizohen si krime ushtarake.

“Asnjë strehimore tani nuk është e sigurt. Ndërsa, përderisa vazhdon ofensiva e Qeverisë njerëzit duhet të largohen, frikohem se një numër i madh i njerëzve mund të pësojnë”, theksoi Baçellet. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close