BotëBotë.Portal

KB: Karantina e rritë rrezikun nga dhuna familjare

Masat e ndërmarra restriktive në botë lidhur me luftën kundër koronavirusit të ri e rrisin rrezikun nga dhuna familjare, deklaroi raportuesja e posaçme e KB-së për dhunë ndaj grave, Dubravka Shimonoviq.

Nju-Jork, 27 mars 2020 (MIA) – Masat e ndërmarra restriktive në botë lidhur me luftën kundër koronavirusit të ri e rrisin rrezikun nga dhuna familjare, deklaroi raportuesja e posaçme e KB-së për dhunë ndaj grave, Dubravka Shimonoviq.

“Është e madhe mundësia të rritet dhuna familjare. Për shumë gra dhe fëmijë shtëpia mund të jetë vend, në të cilin sundon frika dhe ku me to sillen ashpër. Kjo gjendje thellohet gjatë izolimit dhe karantinës së plotë, të vendosura për shkak të Kovid-19”, theksoi Shimonoviq.

Sipas saj, shtetet duhet të ndërmarrin masa adekuate për t’iu ndihmuar grave, viktima të dhunës familjare gjatë karantinës. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close