BotëBotë.PortalSvet.Slajder

KB: Jemeni në pragun e katastrofës humanitare

Agjencia për ushqim e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se nuk realizohen projekte humanitare dedikuar për Jemenin për shkak krizës me koronavirusin e ri.

Nju-Jork, 27 maj 2020 (MIA) – Agjencia për ushqim e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se nuk realizohen projekte humanitare dedikuar për Jemenin për shkak krizës me koronavirusin e ri.

Organizata e Programit botëror për ushqim kumtoi se urgjentisht nevojiten 870 milionë dollarë që të sigurohet ndihmë për rreth një milionë njerëz në Jemen gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Organizatat ndërkombëtare i zvogëluan donancionet e tyre në fillim të vitit për shkak obstruksioneve aktuale nga ana e kryengritësve huthët, për ç’arsye Jemeni po ballafaqohet me mungesë ushqimi.

Apeli për ndihmë humanitare është dërguar në kohën kur sistemi shëndetësor i shkatërruar i Jemenit po tenton ta ndërpres përhapjen e Kovid-19.

Në Jemen deri tani janë regjistruar 249 persona të infektuar me koronavirusin e ri dhe 49 raste të vdekjes, por supozohet se numri i të infektuarve është shumë më i madh. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close