BotëBotë.Portal

KB e përshëndeti formimin e qeverisë në Liban

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot e përshëndeti formimin e qeverisë së re në Liban dhe paralajmëroi bashkëpunim me kryeministrin e ri, Hasan Dijab për t'i mbështetur reformat në këtë vend të stërngarkuar me borxhe që po përballet me krizën ekonomike.

Bejrut, 22 janar 2020 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot e përshëndeti formimin e qeverisë së re në Liban dhe paralajmëroi bashkëpunim me kryeministrin e ri, Hasan Dijab për t’i mbështetur reformat në këtë vend të stërngarkuar me borxhe që po përballet me krizën ekonomike.

Në kumtesën e zëdhënësit të sekretarit të përgjithshëm thuhet se Kombet e Bashkuara janë të angazhuara për t’i ndihmuar Libanit ta forcojë sovranitetin, stabilitetin dhe pavarësinë e tij politike.

Libani u bë me qeveri të re të udhëhequr nga kryeministri, Hasan Dijab, pasi pas kontestit disa javësh e mbështetën lëvizja shiite Hezbollah dhe aleatët e saj. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close