BotëBotë.PortalSvet.Slajder

KB: Çdo fëmijë është në rrezik për shkak të klimës dhe kequshqyerjes

Bota nuk po arrin t'i mbrojë fëmijët nga kërcënimet shëndetësore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe kequshqyerja, theksohet në raportin e publikuar sot të Kombeve të Bashkuara

Nju Jork, 19 shkurt 2020 (MIA) – Bota nuk po arrin t’i mbrojë fëmijët nga kërcënimet shëndetësore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe kequshqyerja, theksohet në raportin e publikuar sot të Kombeve të Bashkuara.

Në raport theksohet se emetimet e tepërta të dioksidit të karbonit, të cilën kryesisht e prodhojnë kombet më të pasura, “rrezikojnë të ardhmen e të gjithë fëmijëve” dhe i ngarkojnë ata me rreziqe shtesë për shëndetin, nga valët vdekjeprurëse të nxehtësisë deri në përhapjen e shtuar të sëmundjeve tropikale.

“Mesazhi i madh është se asnjë shtet nuk mbron shëndetin e fëmijëve të sotëm ose të ardhmen e tyre”, deklaroi profesori në Qendrën Ndërkombëtare për Shëndetin e Fëmijëve dhe drejtor i Institutit të Shëndetit Botëror në kolegjin universitar në Londër, Entoni Kostelo.

Në raport theksohet gjithashtu se rreth 250 milion fëmijë nën moshën pesë vjeçare në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë në rrezik të ngadalësimit të rritjes për shkak të urisë dhe pasojave të tjera të varfërisë.

Numri i fëmijëve me mbipeshë në të gjithë botën është rritur 11-fish që nga viti 1975, tani ai është 124 milionë.

Në raport theksohet se fëmijët janë të rrezikuar nga reklamimi i dëmshëm i ushqimeve të pasura me yndyrë dhe sheqer, alkool dhe cigare pasi që në vende të caktuara shikojnë nga 30,000 reklama televizive. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close