Korrespondentë MKDShoqëri

Kazerma e Tetovës e shënoi Ditën e Armatës

Dita e Armatës - 18 gusht, në kazermën e Tetovës "Kuzman Josifovski - Pitu" me ceremoni ushtarake e shënoi njësiti i garnizonit të Tetovës. Festimi për Ditën e Armatës u organizua në përputhje me protokollet dhe në lidhje me masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga KOVID-19 dhe pa praninë e mysafirëve që në vitet e kaluara ishin gjithmonë pjesë e festimit, sot kumtuan nga kazerma e Tetovës.

Tetovë, 18 gusht 2020 (MIA) – Dita e Armatës – 18 gusht, në kazermën e Tetovës “Kuzman Josifovski – Pitu” me ceremoni ushtarake e shënoi njësiti i garnizonit të Tetovës. Festimi për Ditën e Armatës u organizua në përputhje me protokollet dhe në lidhje me masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga KOVID-19 dhe pa praninë e mysafirëve që në vitet e kaluara ishin gjithmonë pjesë e festimit, sot kumtuan nga kazerma e Tetovës.

“Sot, Armata e Republikës së Maqedonisë të Veriut me krenari dhe me dinjitet të veçantë feston ditëlindjen e 28-të, tani me qëllim strategjik të arritur – anëtarësim të plotë në NATO. Arritje që është rezultat i aspiratave me dekada të të mëdhenjve, atdhetarëve dhe luftëtarëve tanë nga historia jonë e largët dhe e fundit, të cilët me veprat e tyre mundësuan këtë akt solemn. Batalioni i tretë i këmbësorisë si pjesë e Armatës gjatë këtyre viteve të kaluara ka kontribut të dukshëm në forcimin e aftësisë mbrojtëse, ruajtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë të Veriut si dhe në ndërtimin dhe afirmimin e Armatës duke i kryer me sukses detyrat si në arenën vendore ashtu dhe në atë ndërkombëtare”, theksoi në fjalimin në ceremoninë, komandanti i kazermës së Tetovës, nënkolonel Izeir Ejupi.

Me rastin e Ditës së Armatës, me dekret të komandantit suprem Stevo Pendarovski, batalionit të tretë të këmbësorisë u dekorua me medaljen për meritat ushtarake.

“Medalja iu dha për profesionalizëm të lartë, sakrificë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në kryerjen e detyrave në trajtimin dhe riparimin e fatkeqësive natyrore, sigurimin e kufirit jugor gjatë krizës së emigrantëve dhe aktiviteteve mbështetëse për t’u marrë me pandeminë e KOVID-19 në rajonet e deklaruara të krizës në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë”, kumtuan nga kazerma.

Në ceremoni, përveç intonimit të himnit kombëtar dhe himnit të Armatës, për herë të parë u intonua edhe himni i NATO-s, si dhe duke bërë homazhe për luftëtarët e rënë të Luftës Nacionalçlirimtare, anëtarët e vrarë dhe të vdekur të Armatës dhe të gjithë viktimat e KOVID-19 në vend dhe në botë. as/bs/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close