0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Kavani i gatshëm të kthehet në Amerikën Jugore

Edinson Kavani është i gatshëm të vazhdojë karierën në Amerikën Jugore. Sipas "Globo Esporte" klubi i tij i ardhshëm mund të jetë Atletiko Mineiro. Nuk ka oferta për sulmuesin 33 vjeçar, ndërsa ka interes për të edhe nga Lidsi, Benfika dhe Inter Majami.

Paris, 7 gusht 2020 (MIA) – Edinson Kavani është i gatshëm të vazhdojë karierën në Amerikën Jugore. Sipas “Globo Esporte” klubi i tij i ardhshëm mund të jetë Atletiko Mineiro. Nuk ka oferta për sulmuesin 33 vjeçar, ndërsa ka interes për të edhe nga Lidsi, Benfika dhe Inter Majami.

Lojtari mund ta lëshojë PSZH-në, pasi i ka skaduar marrëveshja në fund të qershorit dhe është agjent i lirë. Sipas edicionit brazilian, Kavani me kënaqësi do të kthehej në Amerikën Jugore nëse përfaqësuesit e tij arrijnë marrëveshje me Atletikon.

Në ndërkohë, ai në rrjetet sociale ka publikuar disa video ku ka demonstruar se është në gjendje të shkëlqyeshme fizike. fab/

Таг
Back to top button
Close
Close