BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Kaucion prej një milionë dollarësh për tre policët nga Mineapolis të cilët ndihmuan në vrasjen e Xhorxh Flojd

Gjykata në Mineapolis caktoi kaucion prej një milionë dollarë për tre policë nga ky qytet, të cilët akuzohen për ndihmimin dhe nxitjen e vrasjes së Xhorxh Flojd, afroamerikanit i cili ka vdekur pasi kolegu i tyre Dik Shovin pothuajse nëntë minuta ka qëndruar me gjunjë mbi qafën e tij.

Mineapolis, 5 qershor 2020 (MIA) – Gjykata në Mineapolis caktoi kaucion prej një milionë dollarë për tre policë nga ky qytet, të cilët akuzohen për ndihmimin dhe nxitjen e vrasjes së Xhorxh Flojd, afroamerikanit i cili ka vdekur pasi kolegu i tyre Dik Shovin pothuajse nëntë minuta ka qëndruar me gjunjë mbi qafën e tij.

Dënimi për të tre policët, të cilët dje për herë të parë u paraqitën para gjykatës, do të mund të ulet në 750.000 dollarë, por nën kushte të caktuara, përfshirë edhe humbjen e të drejtës të mbajtjes së çfarëdo arme personale, transmetojnë mediat britanike.

Seancën e ardhshme gjykatësi e ka caktuar për më 29 qershor.

Pasi dje u paraqit rezultati i autopsisë së Flojdit, sipas të cilit ai ka vdekur nga sulmi në zemër, Tomas Lejns, Aleksandar Kueng dhe Tu Tao akuzohen për ndihmimin dhe stimulimin e vrasjes së shkallës së dytë të vrasjes nga pakujdesia e shkallës së dytë.

Nëse dënohen, të treve u kanoset dënim prej 40 vjetëve burg.

Shovin, polici i cili ka qëndruar mbi qafën e Flojdit para se të vdesë, akuzohet për vrasje të shkallës së dytë dhe do të paraqitet në gjykatë të hënën. sn/

Back to top button
Close
Close