0_Magazinë.PortalKuriozitete

Katërdhjetë e dy vjeçarja nga Rumania e ka lindur fëmijën e saj të 20-të

Xhorxhiana Vakaru, rumune 42 vjeçe në fillim të vitit për të 20-ën herë është bërë nënë.

Bukuresht, 15 janar 2020 (MIA) – Xhorxhiana Vakaru, rumune 42 vjeçe në fillim të vitit për të 20-ën herë është bërë nënë.

“Të gjithë 20 fëmijët janë shëndosh dhe kjo më gëzon. Është mirë të jesh nënë e 20 fëmijëve, ata më ndihmojnë, ne jemi shumë familje e bashkuar”, ka thënë Vakarku.

Ajo ka shtuar se vetëm një fëmijë e ka lëshuar shtëpinë familjare, pasi është martuar, derisa 19 të tjerët jetojnë me të dhe bashkëshortin në fshatin Kotenesh.

Vakaru ka thënë se pranon ndihmë për fëmijët, ndërsa bashkëshorti i saj gjatë pranverës dhe vjeshtës nga një muaj ose dy punon jashtë.

Në 20 vitet e fundit Vakaru ka qenë shtatzënë pothuajse çdo vit.

“Nëse Zoti dëshiron të kem ende fëmijë, nuk do të kundërshtoj”, ka thënë Vakaru.

Në Rumani ka edhe një familje e cila ka 18 fëmijë. fab/

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close