BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Katër vjet nga përpjekja për grusht shtet në Turqi

Në ditën e sotme para katër viteve në Turqi ishte bërë përpjekje për grusht shtet, për të cilin zyrtatrisht  Ankaraja e akuzoi organizatën e predikuesit të FETO-s, Fetullah Gjylen.

Ankara, 15 korrik 2020 (MIA) – Në ditën e sotme para katër viteve në Turqi ishte bërë përpjekje për grusht shtet, për të cilin zyrtatrisht  Ankaraja e akuzoi organizatën e predikuesit të FETO-s, Fetullah Gjylen.

Gjylen me vite të tëra gjendet në ekzil në SHBA, ndërsa presidenti Rexhep Taip Erdogan në atë rast tha se  terroristët tërësisht do ta rrëzonin qeverinë  nëse do të ishin mjaf të fuqishëm për atë.

“Nëse do të ishin mjaft  të fuqishëm të jeni të sigurt se  nuk do të mendoheshin për ta vrarë presidentin, kryeministrin dhe gjithë funksionarët e zgjedhur të këtij vendi”, tha Erdogan  në tubimin në parlament  në katër vjetorin  e përpjekjes së pasuksesshme për grusht shtet, përkatësisht Ditën e demokracisë dhe unitetit kombëtar”, transmetoi agjencia Anadolia.

Kryeparlamentari turk, Mustafa Sentop, deklaroi se  shtatorja e luftëtarëve të rënë  është ngritur para Parlamentit turk në kujtim të heronjve të guximshëm të cilët  u kundërshtuan në grusht shtetin.

Agjencia Anadolia përkujton se përpjekjen për grusht shtet, e kanë kryer terrirostitëe e FETO-s në Turqi,  është ndjerë dhe parandaluar  prejse  populli turk me guxim doli nëpër rrugë dhe sheshe  në ftesë të presidentit Erdogan dhe i ka mbrojtur demokracinë dhe atdheun.

FETO dhe pjesëtarët e tij, citon agjencia,  ishin të infiltruar në armatë,  polici dhe institucionet tjera,  të cilët e kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë terroriste dhe qëllimet gjatë  përpjekjeve të përgjakura për grusht shtet, që filloi më 15 korrik të vitit 2016, kur humbën jetët së paku 251 persona.

Sipas agjencisë Anadolia, terroristët e FETO-s e kanë udhëhequr përpjekjen për grusht shtet  nga baza ajrore Akinçi, në afërsi të Ankarasë, ndërsa puçistët, shtohet, kanë përdorur tanka, automjete të blinduara dhe armë të armatës turke. sa/

Back to top button
Close
Close