EvropëEvropë.Portal

Katër të vdekur si pasojë e motit të keq në Spanjë

 Katër persona kanë humbur jetën, prej të cilëve tre burra dhe një grua, si pasojë e motit të keq që këtë javë e kaploi një pjesë të madhe të Spanjës.

Madrid, 21 janar 2020 (MIA) – Katër persona kanë humbur jetën, prej të cilëve tre burra dhe një grua, si pasojë e motit të keq që këtë javë e kaploi një pjesë të madhe të Spanjës.

Për shkak të stuhisë së dëborës, më shumë se 200.000 persona janë pa energji elektrike, shkollat janë mbyllur, ndërsa rrugët janë mbyllur nga dëbora.

Valë të mëdha dhe erë të fuqishme ka në qytetet bregdetare, ku janë dëmtuar shumë dyqane dhe restorante.

Shumë shkolla në Katalonjë, Velensi dhe Aragon janë mbyllur, lajmërojnë mediat spanjolle.

Policia rrugore  bëri të ditur se dhjetëra rrugë janë të pakalueshme për shkak të fryjës së madhe të dëborës.

Таг
Back to top button
Close
Close