EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Katër të vdekur gjatë shembjes së një qendre tregtare në ndërtim e sipër në Rusi

Katër punëtorë ndërtimi kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar kur u shemb një qendër tregtare në ndërtim e sipër, rreth 1.000 kilometra në verilindje të Moskës, njoftoi sot Tass.

Moskë, 5 korrik 2020 (MIA) – Katër punëtorë ndërtimi kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar kur u shemb një qendër tregtare në ndërtim e sipër, rreth 1.000 kilometra në verilindje të Moskës, njoftoi sot Tass.

“Trarët u rrëzuan dhe katër punëtorë të ndërtimit vdiqën, ndërsa një tjetër, i cili ishte bllokuar në rrënoja, është nxjerrë”, tha Anatoij Koshçeev, kreu i rrethit Zujevski, ku ndodhet kantieri i ndërtimit.

Qendrën tregtare njëkatëshe ka qenë duke e ndërtuar një investitor privat dhe kishte leje ndërtimi. mb/

Back to top button
Close
Close