EvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Katër milionë të punësuar në Francë janë shpallur përkohësisht të papunë

Çdo i pesti i punësuar në Francë në ndërmarrje apo shoqatë në sektorin privat tani gjendet në papunësi të pjesërishme, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Paris, 2 prill 2020 (MIA) – Çdo i pesti i punësuar në Francë në ndërmarrje apo shoqatë në sektorin privat tani gjendet në papunësi të pjesërishme, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

katër milionë të punësuar në Francë për momentin janë pjesë e skemës së adaptuar për papunësi të pjesërishme të cilën e vendosi qeveria si përgjigje ndaj krizës që del nga epidemia e koronavorusit të ri, kumtoi ministrja franceze e Punës , Muriel Peniko në intervistë për Fransinfo.

Ky numër po rritet çdo ditë. Një ditë më parë, Muriel Peniko në fund të Këshillit të ministrave theksoi se 337.000 ndërmarrje apo 3,6 milionë të punësuar kanë parashtruar kërkesë për papunësi të pjesërishme.

Skema e papunësisë së pjesërishme parasheh se punëdhënësi u paguan të punësuarve të vet kompensim që i përgjigjet 70 për qind të bruto rrogës së tyre, e madje edhe 100 për qind apo më pak. Shteti më pas do t’i kompensojë subjektet afariste në tërësi për rroga deri 6.927 euro bruto në muaj, përkatësisht 4,5 herë më shumë se rroga minimale. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close