BotëBotë.Portal

Katër ekstremistë u vranë gjatë bastisjes së policisë në një vend të fshehtë në Pakistan

Forcat pakistaneze për luftë kundër terrorizmit sot kanë krywer bastisje në një vend të fshehtë në pjesën veriperëndimore të vendit, që solli deri te konflikti, në të cilin humbën jetët katër të dyshuar, kumtoi policia.

Peshevar, 23 qershor 2020 (MIA) – Forcat pakistaneze për luftë kundër terrorizmit sot kanë krywer bastisje në një vend të fshehtë në pjesën veriperëndimore të vendit, që solli deri te konflikti, në të cilin humbën jetët katër të dyshuar, kumtoi policia.

Gjatë operacionit, policia konfiskoi pistoleta dhe armë tjetër.

Të dyshuarit janë mbledhur në një shtëpi në Peshevar për të planifikuar sulme, thuhet nga policia e provincës.

“Operacioni ishte i suksesshëm dhe shpëtoi shumë njerëz të pafajshëm nga sulme të mundshme”, citohet në kumtesë.

Personat zyrtarë gjithashtu deklaruan se ekstremistët e vrarë me siguri ishin pjesë e ndonjë grupi të ndaluar.

Provinca Kiber Paktunkva, ku gjendet Peshevar, kufizohet me Afganistanin dhe kohëve të fundit  ishte cak i dhjetëra  sulmeve ekstremiste, nga të cilat për shumicën  përgjegjësinë e ndërmorën talebanët pakistanez. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close