0_Sport,PortalFutboll

Kasiljas konfirmoi: Do të kandidohem për kryetar të Federatës spanjolle

Legjenda evropiane e futbollit, Iker Kasiljas do të kandidohet për kryetar të Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) dhe tashmë kjo kandidaturë është konfirmuar.

Madrid, 17 shkurt 2020 (MIA) – Legjenda evropiane e futbollit, Iker Kasiljas do të kandidohet për kryetar të Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) dhe tashmë kjo kandidaturë është konfirmuar.

Legjenda e Real Madridit u detyrua të pensionohej nga futbolli aktiv si pasojë e një sulmi në zemër gjatë stërvitjeve me Porton në vitin 2019.

“Po, do ta kandidohem për kryetar e RFEF kur të mbahen zgjedhjet. Së bashku do ta ngremë federatën tonë në majat e futbollit botëror”, tha Kasiljas.

Zgjedhjet për kryetar të Federatës spanjolle të futbollit janë në vjeshtë.

Kryetari aktual Luis Rubiales, po ashtu, do të kandidohet për mandat të ri. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close