0_Maqedoni.PortalKorrespondentë BotëPolitikë

Kasami nga Kurti kërkoi që qeveria e re e Kosovës të jetë “më aktive në lidhje me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”

- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) Albin Kurti, i cili pritet që të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës pasi partia e tij fitoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, e priti sot kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin, i cili, siç bëri të ditur VV-ja, shfaqi shpresë se qeveria e re e Kosovës do të ketë "raport më aktiv drejtë problemeve dhe halleve të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut".

Prishtinë, 14 dhjetor 2019 (MIA) – Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) Albin Kurti, i cili pritet që të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës pasi partia e tij fitoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, e priti sot kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin, i cili, siç bëri të ditur VV-ja, shfaqi shpresë se qeveria e re e Kosovës do të ketë “raport më aktiv drejtë problemeve dhe halleve të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”.

Siç informoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, Kasami e uroi Kurtin për fitoren në zgjedhje dhe shfaqi bindje se “vullneti i shprehur për ndryshime (në Kosovë) dërgoi sinjale pozitive në rajon, e posaçërisht te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Kurti, sipas kumtesës së partisë së tij, është angazhuar për atë që shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut “përveç se do t’iu respektohen të  drejtat dhe liritë, t’iu zgjerohen edhe mundësitë për progres dhe mirëqenie”.

Bashkëbiseduesit ishin marrë vesh që në të ardhmen ta shpeshtojnë komunikimin. fc/ 

Таг
Back to top button
Close
Close