Korrespondentë MKDPartitë politike

Kasami: BESA punon në formimin e koalicionit trepalësh, por jemi të gatshëm edhe të vetëm të dalim në zgjedhje

Lëvizja BESA në kuadër të fushatës së prezantimin e platformës së saj, sonte ka realizuar takim me anëtarë dhe qytetarë të komunës së Kërçovës në sallën e vogël të Qendrës për kulturë "Koço Racin"

Kërçovë, 25 janar 2020 (MIA) – Lëvizja BESA në kuadër të fushatës së prezantimin e platformës së saj, sonte ka realizuar takim me anëtarë dhe qytetarë të komunës së Kërçovës në sallën e vogël të Qendrës për kulturë “Koço Racin”.

Në tubimin kanë marrë pjesë përfaqësuesit më të lartë të BESËS, të udhëhequr nga kryetari i saj, Bilall Kasami si dhe përfaqësues lokal të kësaj partie në Kërçovë. Kasami në fjalimin e tij para të pranishmëve ka thënë se si parti për momentin punojnë në përmirësimin e parimeve siç janë barazia, ekonomia, stabiliteti dhe e ardhmja të cilat do të jenë shtyllë e platformës së ardhshme të Lëvizjes BESA ku do të formohen programi partiak e cila do të jetë bazë për negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.

Kasami ka thënë se vazhdojnë të punojnë në formimin e bllokut opozitarë.

“Mbetemi të përkushtuar në formimin e koalicionit trepalësh me të cilën do ta mposhtim bindshëm BDI-në, por ne si parti jemi poashtu të gatshëm të dalim edhe të vetëm në zgjedhjet e ardhshme nëse eventualisht nuk formohet koalicion”, ka thënë Bilall Kasami. rz/fab

 

 

Back to top button
Close
Close