Partitë politikeTekste origjinale

Karvani llogaridhënës i funksionarëve të BDI-së për vizitë në Komunën e Zhelinës

Sot, karvani llogaridhënës i funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryesuar nga ministri për investime vendore, Hisen Xhemaili , Zëvendësministri i Shëndetësisë, Armend Asllani, Sekretarë shtetëror, Deputet, Drejtor, vizituan Komunën e Zhelinës.

Shkup, 21 shkurt 2020

Sot, karvani llogaridhënës i funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryesuar nga ministri për investime vendore, Hisen Xhemaili , Zëvendësministri i Shëndetësisë, Armend Asllani, Sekretarë shtetëror, Deputet, Drejtor, vizituan Komunën e Zhelinës.

Gjatë vizitës ata qëndruan në Komunën e Zhelinës, vizituan zonën industriale, kompaninë Liberta, më pas vizituan edhe fshatin Strimnicë, ku realizuan takim me banorët e këtij fshati dhe dhanë llogaritë e tyre për të arriturat e deritanishme që përmes qeverisjes së pushtetit qendror dhe lokal janë premtuar dhe realizuar. Njëkohësisht, banorët në mënyrë të drejtpërdrejtë patën mundësi të komunikojnë me funksionarët kompetent të fushave të ndryshme dhe të marrin përgjigje në pyetjet që ata i tangojnë nga përditshmëria e tyre, nga sfidat me të cilat ata ballafaqohen, rreth planeve që ata kanë për të ardhmen e këtij rajoni etj.

Banorët e kësaj komune shprehën kënaqësi për investimet e deritanishme që janë bërë në këtë komunë, siç janë projektet infrastrukturore: ndërtimi dhe rikonstruimi i rrugëve lokale prej vijës ndarëse ndërmjet  Komunës së Tetovës deri në qendër të fshatit në gjatësi prej 1420m, rruga Çiflik – Lërc në gjatësi prej 2000m si dhe rruga brenda fshatit Çiflik në gjatësi prej 420m etj.

Banorët e kësaj komune gjithashtu hapur shprehën edhe vërejtjet e tyre, sugjerimet dhe propozimet për iniciativat e radhës që duhet të ndërmerren për lehtësimin e jetës së tyre të përditshme dhe për progres më të shpejtë ekonomik të këtij rajoni.

_________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Back to top button
Close
Close