0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderEkonomiVideo

Kartelat pagesore dhe mjetet qytetarët do t’i marrin në periudhën qershor-korrik

Kartelat pagesore dhe mjetet qytetarët presim t'i marrin në periudhën qershor - korrik, siç qëndron në paketë, derisa vauçerët për turizëm qytetarët do të marrin në qershor, më së voni në korrik, ndërsa është paraparë të shfrytëzohen deri në fund të vitit 2020, bëri të ditur sot në konferencë për shtyp ministrja e Financave Nina Angellovska, duke theksuar se dekretet për shfrytëzimin e këtyre masave pritet të dorëzohen dhe miratohen deri në fund të javës së ardhshme. 

Shkup, 21 maj 2020 (MIA) – Kartelat pagesore dhe mjetet qytetarët presim t’i marrin në periudhën qershor – korrik, siç qëndron në paketë, derisa vauçerët për turizëm qytetarët do të marrin në qershor, më së voni në korrik, ndërsa është paraparë të shfrytëzohen deri në fund të vitit 2020, bëri të ditur sot në konferencë për shtyp ministrja e Financave Nina Angellovska, duke theksuar se dekretet për shfrytëzimin e këtyre masave pritet të dorëzohen dhe miratohen deri në fund të javës së ardhshme.

Kartelat pagesore elektronike, sqaroi Angellovska, do të vendosen ashtu që nuk do të mund të merren mjetet monetare nga bankomatet dhe jashtëzakonisht do të dedikohen për blerjen e prodhimeve vendore, derisa me MSHIA punohet në atë secili qytetar të mundet regjistrimin e numrit amë të kontrollojë nëse dhe sa i takon mbështetje financiare.

“Tashmë po punohet në zgjidhjen operative konkrete. Patëm takim me Asociacionin Bankar të Maqedonisë gjatë ditës së djeshme dhe me bankat, i konfirmojmë detajet dhe dekretet tashmë është në draft versionin edhe sot do të dërgohet për komunikim deri te të gjithë palët e prekura. Në të vërtetë punohet intesivisht për zbatimin e të gjitha masave dhe nuk ka hapësirë për mospajtime”, deklaroi Angellovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve kur do të publikohen dhe prej ku munden qytetarët dhe firmat të aplikojnë për masat e paralajmëruara.

Lidhur me target grupet të cilat do të marrin kartela pagesore elektronike, Angellovska tha se masa e parë 9.000 denarë mbështetje financiare ka të bëjë për personat e papunë, kërkuesit aktivë të punës deri më 15 mijë denarë të ardhura mujore në pajtim me të dhënat e DAP-it, pastaj të punësuarit me të ardhura deri në 15 mijë denarë dhe të rinjtë, studentë dhe nxënës të shkollave të mesme.

Lidhur me masat për ekonomi, Angellovska tha se në programin e qeverisë ka 150 milionë euro, prej të cilëve 25 milionë euro për kartelë pagesore, 60 deri në 65 milionë euro për mbështetje të punëdhënësve për pagesë së pagave dhe 50 milionë euro shtesë të cilat do të kahëzohen për disenjim dhe krijim të masave në kohë.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tha se turizmi dhe hotelerisë janë midis sektorëve më të goditur sepse edhe mbështetja është më e madhe  50 milionë euro.

“Fokusin që nga fillimi e drejtuam, në paketën e tretë janë 11 milionë euro për vauçerë dhe pesë milionë euro për kartela pagesore, vauçerët 100 euro, ndërsa kartelat 50 euro. Qytetarët do të mund të verojnë në shtëpi me çfarë do ta na përforcojmë në turizmin vendor. Me këtë masë janë përfshirë të gjithë që marrin pagë më të vogël prej 15.000 denarë, gjegjësisht 100.000 qytetarë dhe do të realizohet deri në fund të vitit. Vauçeri mund të shfrytëzohet në hotele vendore dhe kapacitet të tjera, ndërsa me kartela të blihen prodhime dhe shërbime vendore”, sqaroi Bekteshi. ar/

Back to top button
Close
Close