EvropëEvropë.Portal

Karnevali në Venecia anulohet për shkak të koronavirusit

- Autoritetet në Venecia vendosën ta anulojnë  karnevalin e njohur dhe të gjitha ngjarjet  në qytet për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Venecia, 23 shkurt 2020 (MIA) – Autoritetet në Venecia vendosën ta anulojnë  karnevalin e njohur dhe të gjitha ngjarjet  në qytet për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Edhe pse është pritur prania e  më shumë se mijëra turistëve, të cilët tërë vitin e kanë pritur karnevalin, për shkak të numrit të rritur të të sëmurëve dhe dy persona të vdekur nga virusi i ri, të gjitha ngjarjet janë anuluar dhe atë së paku një javë.

Masë e njëjtë është ndërmarrë edhe në Milano, ku në suaza të javës së modës  është anuluar revyja e Armanit.

Deri tani në Itali janë regjistruar mbi 100 raste të të infektuarve nga koronavirusi, prej të cilëve dy persona vdiqën. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close