
Lima, 7 mars 2019 (MIA) – Karikaturisti peruan nga e përditshmja “La Republika”, përmes karikaturës ka ilustruar me çka përballen gratë në karrierë, e me çka burrat. Sipas karikaturës, gratë i kërcejnë pengesat, ndërsa burrat vrapojnë pranë tyre në shteg të pastër. Ai i prezantoi sfidat komplekse me të cilat përballen nënat e punësuara.
Karikaturën në Tuiter e publikoi miliarderi indian Anand Mahindra, i cili theksoi se gratë kanë nevojë për përpjekje shumë më të mëdha nga burrat që të kenë sukses në karrierë.
“Javën e kaluar kam ndihmuar në ruajtjen e nipit tim njëvjeçar. E uroj çdo grua të punësuar dhe pranoj se suksesi i tyre kërkon përpjekje shumë më të mëdha nga kolegët e tyre meshkuj”, shkroi ai në postim.
Postimi i Mahindras mori rreth 35.000 pëlqeime dhe shumë komente.
“Besoj se kompanitë do ta kenë këtë në mendje” theksoi njëri nga komentuesit. mb/