BallkanBallkan.Portal

Karaxhiq me mesazh nga Haga: Populli serb dhe unë së bashku fituam

Radovan Karaxhiq, pas aktgjykimit me të cilin dje u gjykua me burgim të përjetshëm, dërgoi mesazh nga Haga, të cilin e transmetoi avokati i tij Marko Slladojeviq.

Hagë, 21 mars 2019 (MIA) – Radovan Karaxhiq, pas aktgjykimit me të cilin dje u gjykua me burgim të përjetshëm, dërgoi mesazh nga Haga, të cilin e transmetoi avokati i tij Marko Slladojeviq.

“Populli serb dhe unë së bashku fituam. Republika Sërbska është formuar, ndërsa populli serb është liruar në vendin e vet. Sakrificën të cilën e bart unë është më e vogël se e të tjerëve. Mijëra e mijëra të rinj me jetën e tyre e ndërtuan Republikën Sërbska. Shumë u bënë invalid lufte. Sakrificat më të mëdha i bartën nënat, djemtë e së cilave, zakonisht djem të vetëm, e dhanë jetën për lirinë e popullit serb. Ata janë viktimat e vërtetë”, i transmetoi Slladojeviq fjalët e Karaxhiqit, me të cilin, kishte biseduar pas aktgjykimit.

Sipas avokatit, Karaxhiq ka porositur se hakmarrja e Tribunalit të Hagës është e kotë dhe se asgjë nuk mund t’i bëjnë një plaku.

Këshilli ankimues i Mekanizimit ndërkombëtar për gjykatat penale (trashëgues i Tribunalit të Hagës) dje për liderin e serbëve të Bosnjë e Hercegovinës, Radovan Karaxhiq u pajtua me Prokurorinë se dënimi prej 40 viteve nuk është adekuat, duke e marrë parasysh seriozitetin e krimeve të Karaxhiqit dhe se aktvendimi i Këshillit gjyqësor është i pakuptimtë dhe jo i drejtë dhe se ka bërë gabim kur ka shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 40 viteve dhe prandaj dje solli aktvendim të shkallës së dytë me të cilin ai dënohet me burgim të përjetshëm. shk/

 

Таг
Back to top button
Close
Close