0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderShoqëri

Karantinën shtetërore me sukses e përfunduan 160 qytetarë, deri tani janë kthyer 2207 qytetarë, nesër fluturim nga Londra

Karantinën shtetërore pas 14 ditëve të kaluara, dje me sukses e përfunduan 160 qytetarë të Maqedonisë, të cilët me fluturim humanitar u kthyen në vend. Statistika në përfundim me ditën e djeshme tregon se në karantinë shtetërore gjenden 2099 persona, ndërsa nesër duhet të realizohet fluturimi nga Londra deri në Shkup.

Shkup, 5 prill 2020 (MIA) – Karantinën shtetërore pas 14 ditëve të kaluara, dje me sukses e përfunduan 160 qytetarë të Maqedonisë, të cilët me fluturim humanitar u kthyen në vend. Statistika në përfundim me ditën e djeshme tregon se në karantinë shtetërore gjenden 2099 persona, ndërsa nesër duhet të realizohet fluturimi nga Londra deri në Shkup. Për këtë qëllim Ministria e Punëve të Jashtme i informon të gjithë qytetarët e Maqedonisë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët planifikojnë të kthehen në vend me transportin ajror Londër-Shkup të organizuar nga Qeveria, afati i paraqitjes në thirrjen përfundon sot, më 5 prill deri në orën 10:00.

Qeveria këtë transport ajror Londër-Shkup e organizon më 6 prill të vitit 2020 (e hënë) në orët e paradites

Nga Ministria potencojnë që të gjithë të interesuarit t’i dorëzojnë të dhënat: emrin dhe mbiemrin, numrin e pasaportës të Maqedonisë, telefonin dhe emailin dhe të njëjtat të dërgohen në emailin e Ambasadës: london@mfa.gov.mk.

Ambasadën mund ta kontaktojnë në numrin e telefonit 07917 684 668, ndërsa të interesuarit të cilët do të regjistrohen përmes kësaj Ambasade do të kontaktohen menjëherë nga Shtabi i krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në 25 objekte të caktuara për karantinë shtetërore janë vendosur gjithsej 2099 persona, kumtoi ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se dje me sukses përfundoi karantina shtetërore për 160 qytetarë të Maqedonisë të cilët i kaluan 14 ditë në kushte rigoroze shëndetësore dhe të sigurisë në hotelin “Ibis” në Shkup (Taftalixhe) dhe në objektin në Demir Kapi.

“Qytetarët të cilët me sukses e përfunduan karantinën shtetërore nuk kanë simptoma të virusit KOVID-19 dhe do t’i kalojnë edhe 14 ditë në izolim shtëpiak, në pajtim me rekomandimet shëndetësore të epidemiologëve”, theksojnë në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Gjithsej 2,207 shtetas të Maqedonisë janë kthyer në vend në përfundim me 4 prillin, sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Jashtme e cila organizon kthimin e qytetarëve tanë që kanë qenë jashtë vendit.

Siç publikon MPJ-ja në fejsbuk, nga 22 marsi deri më 4 prill, në Qendrën globale të kontaktit për shërbimin konsullore në situatata urgjente të Ministrisë janë paraqitur 5.228 qytetarë të Maqedonisë nga e gjithë bota të cilët dëshirojnë të kthehen në vend me aeroplan. Nga këto, 2,890 janë dakorduar të vendosen në karantinë shtetërore. Shumica e thirrjeve – 93 për qind ose 4,861 vijnë nga Evropa, kurse 272 thirrje janë regjistruar nga kontinentet jashtë Evropës.

Me fluturimet e realizuar deri më tani – nga La Valleta, Zagrebi, Ljubljana, Vjena, Baseli, Munihu, si dhe dy fluturime nga Berlini dhe Këln / Bon, në vend janë kthyer 1.445 qytetarë tanë. Përmes tre karvanëve humanitare me autobusë dhe automobila nga Mali i Zi, Turqia dhe Sllovenia është siguruar kthimi i 150 qytetarëve tanë. Me ndërmjetësinë e Austrisë dhe Portugalisë, 11 shtetas të vendit janë kthyer nga Peruja.

MPJ në bashkëpunim me përfaqësitë e huaja te ne, ka kthyer mbi 600 shtetas të huaj mes të cilëve edhe në Austri, Australi, SHBA, Francë, Kroaci, Mali i Zi dhe Kosovë.

Pas shpërthimit të pandemisë të gjitha vendkalimet kufitare në vend u mbyllën më 16 mars, ndërsa më 18 mars u mbyll edhe aeroporti ndërkombëtar në Shkup. Pas kthimit në vend të gjithë udhëtarët dërgohen në karantinë shtetërore.

Masën kufizim i lëvizjes nga vendosja e saj në vend nuk e kanë respektuar 1322 persona, janë konstatuar 10 shkelje të vendimeve për izolim dhe 157 në deklaratat për vetëizolim, ndërsa policia ka parashtruar edhe padi penale dhe 25 njoftime për gjuhë të urrejtjes lidhur me Kovid-19.

Këtë e kumtoi ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev në postimin e tij të Fejsbukut, ku i falënderon qytetarët të cilët i respektojnë vendimet e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes si një ndër masat për ballafaqim me koronavirusin.

“Lidhur me statistikat në që kanë të bëjnë me respektimin e masave për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga vendosja e tyre deri më sot: gjithsej 1322 persona nuk e kanë respektuar masën për kufizimin e lëvizjes, 62 prej tyre janë nën moshën 18 vjeç dhe 42 persona janë mbi 67 vjeç. Janë arrestuar gjithsej 519 persona, janë paralajmëruar 223 persona ndërsa për pjesën tjetër janë marrë të dhënat dhe do të pasojnë masa shtesë. Shumica e personave janë në territorin e SPB Shkup. Në Prokurorinë Themelore Publike deri më tani janë parashtruar gjithsej 483 padi penale dhe 73 njoftime”, ka shkruar Çulev.

Kurse lidhur me respektimin e masave për izolim dhe vetëizolim, në njoftimin e ministrit thuhet se deri më tani 2405 persona u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa gjithsej 9793 persona kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim. Në periudhën e fundit janë konstatuar 10 shkelje të vendimeve për izolim dhe 157 shkelje të deklaratave të vetëizolimit. Në këtë drejtim, gjithsej janë parashtruar 134 padi penale në Prokurorinë Publike.

Në postimin në Fjesbuk qëndron se nga ana e Sektorit për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale është parashtruar një padi penale dhe 25 njoftime deri te Prokuroria Themelore Publike e cila ka të bëjë me gjuhën e urrejtjes lidhur me COVID19. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close