EvropëEvropë.Portal

Karantina në Itali do të vazhdohet deri më 3 maj

Qeveria italiane ka vendosur ta zgjasë karantinën e vendosur për shkak të koronavirusit deri më 3 maj, e cila përfundon më 13 prill, njoftuan mediat italiane, duke iu referuar sindikatave.

Romë, 10 prill 2020 (MIA) – Qeveria italiane ka vendosur ta zgjasë karantinën e vendosur për shkak të koronavirusit deri më 3 maj, e cila përfundon më 13 prill, njoftuan mediat italiane, duke iu referuar sindikatave.

Vendimi, i cili ende nuk është shpallur zyrtarisht, u nënvizua dje në një takim të anëtarëve të Kabinetit, përfshirë edhe kryeministrin Gjuzepe Konte, me përfaqësuesit e sindikatave dhe përfaqësuesit e punëdhënësve.

“Qëndroni deri më 3 maj dhe pastaj do të dalim”, shkruan Stampa, pronë e Fiat.

“Italia do të jetë e mbyllur deri më 3 maj”, shkruan në kopertinën e Korriere dela Sera, e cila ka botimin më të madh.

Sipas mediave, pas 13 prillit, mund të lehtësohen masat për disa aktivitete jothelbësore, siç janë libraritë, dyqanet për materiale të zyrave, dyqanet e veshjeve për fëmijë dhe disa kompani të makinerive bujqësore. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close