EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Karabinierët do t’i dorëzojnë pensionet për më të moshuarit në Itali

Karabinierët italianë do t'i dorëzojnë pensionet për qytetarët e moshës 75 vjeç e sipër gjatë epidemisë me Kovid-19 në vend, që në këtë mënyrë ta mbrojnë nga infektimi këtë kategori më të prekshme të italianëve gjatë pandemisë.

Gjenova, 6 prill 2020 (MIA) – Karabinierët italianë do t’i dorëzojnë pensionet për qytetarët e moshës 75 vjeç e sipër gjatë epidemisë me Kovid-19 në vend, që në këtë mënyrë ta mbrojnë nga infektimi këtë kategori më të prekshme të italianëve gjatë pandemisë.

Siç transmetuan mediat italiane, karabinierët dhe “Posta e Italisë” kanë arritur një “marrëveshje historike” për mënyrën e re të dorëzimit të pensioneve për qytetarët më të moshuar në Itali, ndërsa me masën e re do të përfshihen rreth 23,000 pensionistë.

Në Itali, një nga vendet më të goditura në botë me pandeminë Kovid-19, në fuqi janë masa të rrepta karantine në të gjithë vendin për ta parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. ls/shk/

Back to top button
Close
Close